This post has not been vetted or endorsed by BuzzFeed's editorial staff. BuzzFeed Community is a place where anyone can create a post or quiz. Try making your own!

    NJË LETËR NGA BEETHOVENI

    Përkthimi i letrës së Ludwig van Beethoven drejtuar një fanseje të re

    Në 1812, një pianiste e re e quajtur Emilie i shkroi idhullit të saj, Ludwig van Beethoven. Kompozitori, i njohur si një njeri që preferonte më së shumti të rrinte vetëm, iu përgjigj me një letër shumë të ëmbël. Shkrimtarja Maria Popova e postoi letrën e Beethoven në Brainpickings, por le të ndalemi tek letra e Beethoven.

    E dashura ime Emilie, shoqja ime e mirë!

    Mos u mjafto vetëm me studimin e artit, por mundohu t’i shkosh gjer në thellësi të tij; kjo është ajo çka arti meriton, pasi vetëm arti dhe shkenca e ngrejnë njeriun në një nivel të atillë me Zotin. Nëse ndonjëherë, e dashura Emilie, do të doje të dije diçka më shumë, më shkruaj pa hezitim.

    Artisti i vërtetë nuk është krenar, ai ndjehet i pafat tek sheh që arti nuk ka limit dhe ndjen se sa larg dhe në errësirë është nga qëllimi i tij. Edhe nëse ai është i adhuruar nga të tjerët, ai ndjehet i trishtuar pasi nuk mund të arrijë atë cilësi/lartësi që qenia e tij prej gjeniu shfaqet shumë distant, si një rreze drite udhëzuese.

    Unë do preferoja të bëja një vizitë tek ty dhe tek njerëzit si ti, më shumë se tek të pasurit të cilët shfaqin një varfëri të brendshme. Nëse një ditë do të vizitojë qytetin tënd, të premtoj që do vi të të takoj në shtëpinë tënde. Unë nuk njoh asnjë shkëlqim tjetër të njeriut, përveç asaj që e bëjnë atë të rradhitet ndër njerëzit më të mirë, dhe kur unë arrij të gjej këtë, gjej shtëpinë time.

    Nëse dëshiron të më shkruash, e dashur Emilie, më shkruaj në këtë adresë ku do të jem dhe për 4 javë të tjera ose në adresën në Vienë. Mund të më konsiderosh si shokun tënd dhe si mik të familjes tënde.

    Përktheyer nga Akademia Hollywood, Tiranë.

    Beethoven